Gazeta Si – Dy gara, dy fitore për kampionin në fuqi të botës, Maks Vershtapen. Pas triumfit në Sakhir një javë më parë, në garën hapëse të Botërorit, ai ka përsëritur veten edhe sot në Jedah.
Red Bull-i ka mbyllur një tjetër fundjavë të komplikuar, duke i heshtur të gjithë në pistë me fitoren e dytë për Maks Vershtapen dhe Serxhio Perez (13 sekonda 643 të mijëtat prapa). Një tjetër dopietë, si ajo e Bahrejnit.
Edhe Ferrari ka mundur të zërë një vend në pod, përsëri të tretin, me Sharl Lekclerk. Piloti francezi u nis nga rreshti i parë me Vershtapen (+18.639) dhe regjistroi xhiron më të shpejtë të garës piëkrisht para flamurit me kuadrate. Vendi i katërt për Oskar Piastrin, që e kaloi finishin para Fernando Alonsos dhe Xhorxh Rasëll.
Oliver Bearman, 18-vjeçari që në këtë garë zëvendësoi Karlos Sainz, zuri vendin e 7-të, duke qenë kështu në zonën e pikëve në debutimin e tij në Formula 1 me Ferrarin.
Eighteen years old and points on his F1 debut 😵
— Formula 1 (@F1) March 9, 2024
Take a bow, Ollie Bearman 👏#F1 #SaudiArabianGP @ScuderiaFerrari pic.twitter.com/cF2ozAt85l
Kompletojnë 10-shen e parë Lando Norris, Ljuis Hemilton dhe Niko Hulkenberg.
The points scorers for Round 2 👀#F1 #SaudiArabianGP pic.twitter.com/Q0mMLwNqPC
— Formula 1 (@F1) March 9, 2024
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.