Gazeta Si – Mbape dhuron spektakël në Champions. Me dopietën e tij PSG ka marrë fitoren e parë në Grupin H, me rezultatin 2-1. Juventusi e ka nisur me humbje aventurën europiane, por duhet theksuar se në pjesën e dytë arriti të futej në lojë dhe të mos shkërmoqej.
Francezët bënë një paraqitje të nivelit të lartë në pjesën e parë, me Mbape protagonist kryesor. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin vetëm pas 5 minutash, pas asistit të bukur të Nejmarit.
Më pas Mbape dyfishoi, duke konkretizuar një kombinim spektakolar mes Verrattit dhe Hakimit. Sulmuesi iu afrua disa herë golit të tretë. MekKeni shkurtoi diferencën në 2-1 në fillim të pjesës së dytë, duke rihapur ndeshjen. Në fund, pritjet e Donarumës dhe Perin bënë që rezultati të mos ndryshonte.
Milani e ka nisur me një barazim fazën e grupeve. Kampionët e Italisë u gjendën në disavantazh në fushën e Salcburgut, por ia dolën të barazonin 1-1 me anë të Saelemaekers.
Kampionët e Realit fituan 0-3 në fushën e Selltikut, ku shifrat u zhbllokuan vetëm në pjesën e dytë. Akoma më thellë, 0-4, Mançester Siti fitoi në fushën e Seviljes, me protagonist të zakonshmin Haland.
Champions, faza e grupeve
Ndeshjet e sotme
D.Zagreb-Çelsi 1-0
B.Dortmund-Kopenhagen 3-0
Benfika-Makabi Haifa 2-0
Selltik-Real Madrid 0-3
PSG-Juventus 2-1
Lajpcig-Shakhtar 1-4
Salcburg-Milan 1-1
Sevilja-Mançester Siti 0-4
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




