Gazeta Si – Një telash më pak për Shqipërinë për ndeshjen e 24 shtatorit. Izraeli nuk do të ketë në dispozicion lojtarin e vet më të mirë, sulmuesin Eran Zahavi. ‘Veterani’ izraelit është lënë jashtë për shkak të kërkesave të tij të ekzagjeruara.
Sipas shtypit izraelit, trajneri Hazan ka thënë se Zhavi nuk është në listë, sepse kishte kërkuar të qëndronte vetëm në dhomë. Kërkesa që nuk i është plotësuar 35-vjeçarit që aktualisht luan me Makabi Tel Aviv.

Sulmuesi numëron rreth 70 ndeshje me Kombëtaren e Izraelit dhe 33 gola të shënuar. Ai i ka shënuar më parë edhe Shqipërisë. Për më tepër mbahet mend për incidentin me Etrit Berishën në ‘Elbasan Arena’, ku portieri kuqezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi e goditi me kokë.
Mungesa e këtij lojtari është një plus për Kombëtaren tonë, edhe pse kundërshtari ka elementë të tjerë të mirë, siç e tregoi në ndeshjen e parë, ku fitoi 1-2.
Trajneri Reja ndërkohë është përballuar me një situatë të vështirë për shkak të mungesës së disa titullarëve, si Gjimshiti, Kumbulla e Bare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




