Euro2024

Donnarumma, Barella dhe Chiesa, ‘armët’ italiane për të mposhtur Spanjën

Gigio ishte vendimtar në "Wembley" në gjysmëfinalen e para 4 viteve në Europian, Nicolò është i pazëvendësueshëm, Federico ka gjetur sërish buzëqeshjen e tij dhe Spalleti po e synon shumë te kjo treshe

Gazeta Si - Testi ndaj Spanjës (të enjten, 20 qershor) është më i vështiri në rrugën drejt Berlinit dhe në të njëjtën kohë një dritare drejt së ardhmes së Italisë, mundësia më e mirë për të kuptuar se ku ndodhet çfarë madhësie mund të jetë kjo kombëtare. Spalletti e ka bashkuar grupin, sepse pas fitores ndaj Shqipërisë, askush nuk duhet të ulë tensionin.

Kampionati i vërtetë Evropian fillon tani. Dhe përtej taktikave dhe formacionit, që trajneri italian filloi të studiojë dje pasdite nën stuhinë në fushën e Iserlohn, mbeten siguritë, lojtarët mbi të cilët duhet të përpiqet të ndërtojë natën perfekte.

Pritjet e Donnarumma-s, lëvizje e Barella-s, sprinti i Chiesa-s. Të tre ishin atje natën e 4 viteve më parë në "Wembley".

Luciano shpreson që ata të përsëriten në Gelsenkirchen. Gigio, lojtari i turneut në vitin 2021, u lartësua në Ëembley duke i pritur një penallti Moratas, por pak kujtojnë se ai kishte qenë vendimtar edhe më parë, gjatë njëqind e njëzet minutave të ndeshjes, ndaj Dani Olmos, i cili kishte goditur i sigurt nga dy hapa larg portës.

Tre vjet më vonë, portieri i PSG-së nuk i mbajti të gjitha premtimet, duke e pasur më të vështirë se sa pritej në Paris, por tani ai është rikthyer për të qenë vendimtar si në miqësoren kundër Bosnjës, por mbi të gjitha ndaj Shqipërisë: shpëtimi i golit ndaj Manajt në ndeshjen e parë, shmangu një barazim të sigurt.

Donnarumma është kapiten dhe studion të jetë lider i një grupi të ri që duhet të rritet në personalitet.

Barella është i pazëvendësueshmi i mesfushës, motoçikleta, sulmuesi, ndihmë-sdrejtori, snajperi me dhjetë gola, një më shumë se Totti.

Nëse Spalletti, siç duket, zgjedh një Itali më fizike, me Cristanten përkrah Jorginhos, lojtari i Interit do të avancojë gamën e tij të veprimit.

Thjesht Jorginho, i cili dukej se ishte në fund të rreshtit kur Mancini zgjodhi të shkonte në Arabi, u rikthye i freskuar dhe ndaj shqiptarëve lëvizi si një dirigjent perfekt me 120 pasime të suksesshme, rezultati i tretë më i mirë në historinë e Kampionatit Europian që prej vitit 1980: ai ka vetëm dy përbindësha përpara, specialistë në rol: Xavi dhe Kroos.

Chiesa gjithashtu po rritet. Në kombëtare ai ka gjetur buzëqeshjen e humbur te Juventusi dhe në pritje për të kuptuar të ardhmen, kërkon një dhuratë të mrekullueshme.

Ai kishte shënuar ndaj Spanjën në gjysmëfinalen historike të vitit 2021, golin e barazimit 1-0 nga Morata.

Tani është “shigjeta” me të cilën Spalletti shpreson të godasë La Rojan në zemër dhe shkon në kërkim të një fillimi të ri për t'u rikthyer te lojtari për të cilin Juve, në verën e 2020, shpenzoi 60 milionë euro. Nëse, siç thotë trajneri, Federico është mëkatari ynë, kjo është mundësia për ta vërtetuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë