Kosova

Donika Gërvallla: Asociacioni dhe “Ballkani i Hapur” të dëmshme për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka cilësuar të dëmshme Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Ajo në raportimin para deputetëve ka paralajmëruar se Marrëveshja e Asociacionit nuk do të zbatohet.

“Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. ‘Open Balkan’, Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë qe t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme. Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t'i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka thënë ajo para deputetëve.

Deklarata e zëvendëskryeministres Gërvalla është e njëjtë me atë të zëvendëskryeministrit tjetër, Besnik Bislimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë