J.D Vance është zgjedhur nga Donald Trump si kandidat për të qenë numri dy i SHBA-ve në rast se do të fitojë zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.
Por si u arrit deri te ky emër? CNN ka zbardhur gjithçka që ka ndodhur, për të arritur më pas në zgjedhjen përfundimtare.
CNN shkruan se ishte Donald Trump Jr, i cili shtyu të atin që mes shumë kandidtëve të përzgjidhte senatorin JD Vance si numrin dy të Presidencës në rast fitoreje në zgjedhjet e nëntorit.
Sipas asaj që shkruan CNN, Trump Jr. i kërkoi të atit gjatë një darke natën vonë në Mar-a-Lago të zgjedhë Vance, duke argumentuar se ai ishte një besimtar i vërtetë në axhendën e Trump.
Vetë Trump u shpreh më herët se pas diskutimeve dhe mendimeve vendosi që senatori i Ohajos, Vance është “personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.