Bota

Donald Trump sulmon sërish emigrantët: Po helmojnë gjakun amerikan

Gazeta Si – Qëndrimi i Donald Trump për krizën e vazhdueshme të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara po shkakton polemika.

Gjatë një tubimi në Nju Hempshajër, ai akuzoi njerëzit që kalonin kufirin për “helmim të gjakut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Retorika anti-emigrante e ish-presidentit nuk është asgjë e re, por në Durham, disa javë përpara zgjedhjeve paraprake republikane në shtetin e Ioëa-s, ajo ka arritur një kulm të ri.

“Po helmojnë gjakun e vendit tonë. Ata po vijnë në vendin tonë, nga Afrika, nga Azia, nga e gjithë bota”, sulmoi miliarderi, duke përsëritur se nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të shtrëngojë ligjet e emigracionit në mandatin e tij të parë.

Trump, duke nxitur rreth 4,000 mbështetësit e tij, më pas premtoi: “Ne do të fitojmë zgjedhjet paraprake në Nju Hempshajër, pastaj do të shtypim të korruptuarin Joe Biden nëntorin e ardhshëm”.

Nju Hempshajër është shteti i dytë që pret zgjedhjet paraprake republikane më 23 janar, pas Ioëa-s.

“Nju Hempshajër do të eliminojë republikanët e rremë”, – sulmoi ish-presidenti, duke iu referuar rivalëve Ron DeSantis dhe Nikki Haley, ish-ambasadorja e Trump në OKB.

“Ata do t’ju tradhtojnë, ashtu siç më tradhtuan mua”, paralajmëroi manjati mbështetësit që thërrisnin “Ne ju duam”.

Së fundmi, Trump nuk e humbi rastin për të fyer guvernatorin e shtetit, Chris Sununu, i cili i dha mbështetjen e tij Haleyt të martën, duke e quajtur atë një “djalosh të llastuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë