Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në rrjetet sociale i veshur si Papë pak ditë para mbledhjes së Konklavës që do të zgjedhë pasuesin e Papa Françeskut.
Fotomontazhi u publikua në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, pas retorikës së presidentit amerikan, sipas së cilës ai vetë “do të ishte zgjedhja e tij e parë” nëse do t’i duhej të zgjidhte Papën.
Fotografia e bërë me inteligjencë artificiale u nda edhe nga presidenti amerikan në llogarinë e tij në “Truth”.
Konklava do të mblidhet më 7 maj për të caktuar pasardhësin e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.