Bota

Donald Trump kërkon të rihapë burgun famëkeq të Alcatrazit pas 62 vjetësh

Gazeta Si – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të dielën mbrëma se dëshiron të rihapë Alcatraz, burgun e famshëm që ndodhet në një ishull të vogël në Gjirin e San Franciskos, Kaliforni, që u mbyll në vitin 1963.

Ai tha, se pasi të rihapet dhe zgjerohet, burgu do të mbajë njerëz që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara në pritje të dëbimit dhe konsiderohen veçanërisht të rrezikshëm.

Megjithatë, duhet thënë se propozimi i Trump nuk është serioz dhe rihapja e Alkatrazit në fakt është e pamundur, sepse burgu do të duhej të prishej dhe të rindërtohej, me kosto shumë të larta.

Alcatraz është burgu më i famshëm në botë, i njohur për kushtet e tij të vështira, faktin që ishte praktikisht i pathyeshëm dhe përpjekjet e shumta të arratisjes: ai u ndërtua si një burg i sigurisë maksimale për të burgosurit që konsideroheshin problematik dhe qëndroi i hapur vetëm për 29 vjet, midis 1934 dhe 1963.

Sot është një muze në pronësi të agjencisë federale të parqeve, që vizitohet çdo vit nga mbi një milion njerëz.

Funksionalizimi i Alkatrazit do të kërkonte një investim të madh dhe të pajustifikuar në krahasim me pak njerëz që do të ishte në gjendje të përmbajë.

Ai u mbyll në vitin 1963, sepse kostot e menaxhimit dhe mirëmbajtjes ishin shumë të larta: në fund të viteve 1950, shpenzoheshin 10 dollarë në ditë për të burgosur, krahasuar me mesataren prej 3 dollarësh për burgjet e tjera federale.

Në janar, Trump kishte bërë një propozim të ngjashëm për bazën ushtarake të Guantanamos në ishullin e Kubës, ku ka ende 15 të arrestuar dhe 800 persona, përfshirë ushtarë dhe personel civil.

Propozimi për Alcatraz u prezantua në fund të një fundjave në të cilën Trump bëri gjithçka për të siguruar që askush të mos fliste për të dhënat e tmerrshme të ekonomisë amerikane, e cila në tremujorin e parë të vitit 2025 regjistroi rënien e parë të Prodhimit të Brendshëm Bruto në pesë vitet e fundit.

Për shembull, ai publikoi imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale që e portretizonin të veshur si Papa dhe më pas si personazh i Star Wars, dhe bëri një sërë deklaratash të shumëpërfolura, duke përfshirë një në të cilën ai tha se nuk e dinte nëse ishte i detyruar të mbronte Kushtetutën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë