KP3 është aktualisht varianti më i zakonshëm i Covid-19 në SHBA, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ky variant filloi në fillim të qershorit dhe fitoi shpejt terren, duke tejkaluar variantet e tjera. Ditët e fundit edhe Britania ka filluar të shohë një dominim të këtij varianti, duke shqetësuar ekspertët, të cilët e shohin si një variant që është më ngjitës.
Çfarë është KP.3?
Varianti KP.3 është pasardhësi i JN.1 dhe variantet e tjera “FLiRT” si KP.1.1 dhe KP.2. Edhe pse për momentin ka pak informacion të detajuar rreth këtij varianti, ai ndan ngjashmëri me variantet dominonte që kanë qarkulluar më parë.
CDC nuk ka dhënë ende informacion specifik mbi karakteristikat apo sjelljen unike të variantit KP.3. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë të monitorojnë nga afër përhapjen dhe ndikimin e saj.
Simptomat e KP.3
Deri më tani, CDC nuk ka specifikuar nëse varianti KP.3 ka simptoma unike. Megjithatë, raportohet se simptomat e lidhura me KP.3 janë të ngjashme me ato të variantit JN.1. Sipas CDC, simptomat e COVID-19 mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Këto simptoma mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe përfshijnë:
Ethe ose të dridhura
Kollë
vështirësi në frymëmarrje
Lodhje
Dhimbje muskujsh ose trupi
Dhimbje koke
Humbja e shijes
Dhimbje të fytit
rrjedhje e hundës
Nauze ose të vjella
Diarre
gjithashtu këshillohet të kërkoni kujdes mjekësor urgjent nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e rënda të mëposhtme:
Probleme me frymëmarrjen
Dhimbje të vazhdueshme në gjoks
Konfuzion
Pamundësi për t’u zgjuar ose për të qëndruar zgjuar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




