Futboll

‘Dollaruma’ dhe ‘Mercenar’, pritja e nxehtë e tifozëve të Milanit për portierin

Gazeta Si - Milan-PSG është një ndeshje kyçe për sezonin e kuqezinjve, por edhe mbrëmja e Xhanluixhi Donarumës. Portieri napoletan për herë të parë që nga lamtumira e tij në 2021-shin, kthehet në ‘San Siro’ për të sfiduar ish-skuadrën. Dhe pritja do të jetë e nxehtë për të.

Shtatorin e kaluar, me kombëtaren e Italisë, Donaruma u vërshëllye nga tifozët, por sot pritja do të jetë me siguri shumë më e keqe. Tifozët e Milanit janë përgatitur për t’ia bërë ‘ferr’ ndeshjen portierit.

‘Curva Sud’, grupimi i ultrasve kuqezi, ka bërë gati tufa dollarësh, ku shkruhet ‘Dollaruma’ dhe ‘Mercenar’. Ato do t’u shpërndahen tifozëve në hyrje, ku do t’u shpjegohet edhe se çfarë do të bëjnë konkretisht. Do të ketë edhe një ofertë për një ‘shkollë futbolli që të mos rritë më njerëz pa vlera si ai’.

Nga tribuna e ultrasve do të fluturojnë dollarët falsë të 'Dollarumës', ndërsa disa pjesëtarë të tifozëve të organizuar do të veshin një fanellë 'speciale' me numrin 71, që tregon saktësisht ‘një njeri mu**’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë