Futboll

Doli kampion me Partizanin, Rubin Hebaj firmos për Teutën

Sulmuesi shkodran, Rubin Hebaj, kthehet në kampionatin shqiptar, por me fanellën e Teutës. Shkodrani që u shpall kampion me Partizanin sezonin e fundit, kaloi në kampionatin ukrainas, por aventura me Vorsklla Polltavën nuk zgjati shumë dhe Hebaj është kthyer tashmë në Shqipëri për të firmosur me Teutën, ku synon një tjetër titull kampion në Superiore.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi durrsak që në faqen e tij shkruan: “Teuta komunikon marrëveshjen me futbollistin 23-vjeçar, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim për 6 muaj dhe pas firmosjes së kontratës lojtari është pjesë e bluve. Hebaj vjen nga kampionati ukrainas dhe bëhet përforcimi i tretë i Teutës në merkaton dimërore”. Durrsakët kanë afruar më parë sulmuesit Kolubali dhe Ildi Gruda, por ka pasur edhe largime.

Trajneri Edi Martini e njeh mirë sulmuesin e ri, Rubin Hebaj, i cili mund të jetë një “armë” e fortë në synimet për titullin kampion. Hebaj është aktivizuar më parë me Vllazninë, por ka luajtur edhe në Slloveni me Domzhalen. Teuta ka 28 pikë aktualisht në renditje dhe është vetëm 3 pikë larg kreut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë