Gazeta Si – Një 43-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm” në Malësinë e Madhe.
Sipas asaj që njofton Policia zjarri është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit.
Ndërkohë blutë vijojnë apelin ndaj qytetarëve që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




