Gazeta Si – Një 36-vjeçar u arrestua në Elbasan, pasi dyshohet se dogji me benzinë një automjet të parkuar në lagjen “Aqif Pasha”, një javë më parë.
Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve, rezultoi se autori i dyshuar është 36-vjeçari me iniciale G. M., i dënuar më parë për disa vepra penale. Nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë.
“Bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The last fire”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për disa vepra penale. Nga veprimet hetimore dyshohet se 36-vjeçari, më datë 23.01.2025, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit S. M. Nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë”, njofton Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.