Gazeta Si – Një 44-vjeçar me inicialet G.Gj., është arrestuar, pasi akuzohet se ka ndotur zonën e lagjes “Bahçallëk”, duke ndezur zjarr për djegien e mbeturinave.
Policia thotë se rreth orës 20:30, për të pastruar mbetjet pranë biznesit që menaxhonte, 44-vjeçari ka ndezur zjarr, gjë që ka shkaktuar ndotje të madhe të mjedisit përreth.
Sipas njoftimit, materialet në ngarkim të të arrestuarit i kanë kaluar prokurorisë së Shkodrës e cila po kryen hetimet për veprat penale “menaxhimi i mbetjeve”, “ndotja e ajrit”, “ndotja e ujërave” dhe “fshehja e të ardhurave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



