Ka ndodhur

Dogji goma dhe pjesë të tjera makinash duke ndotur ajrin, pranga 47-vjeçarit në Shijak

Nga Gazeta Si - Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 47-vjecar, pasi digjte  goma dhe pjesë të tjera makinash, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Policia thotë se në pranga ka vënë shtetasin me inicialet A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë