Ka ndodhur

Dogji dy automjete në Shkodër, arrestohet 19-vjeçari. Në banesë i gjendet mitraloz

Gazeta Si – Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Traces” në Shkodër, ku sipas policisë, Klavdo Macaj dogji qëllimisht dy automjete në lagjen “Iliria”.

N banesën e 19-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë