Drejtësia

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin në Dajt për 10 mijë euro, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj 3 autorëve të dyshuar

Gazeta Si – Gjykata e Apelit ka prishur vendimin dhe ka rikthyer për rigjykim në Shkallën e Parë çështjen ndaj Marjeta Karajt.

Kjo e fundit ishte dënuar me 22 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje në vitin 2017, ku në bashkëpunim me djalin e saj dhe një person tjetër, kishin vrarë dhe djegur Menduh Kurtdedën.

Sipas hetimeve, viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro. Për këtë krim makabër, është në burg edhe Gazmir Ngota, i cili ishte dënuar me 22 burg, por edhe për të çështja është kthyer për rigjykim. Ndërkohë djali i Marjetës, Besmir Karaj vazhdon të jetë në kërkim. Apeli ka vendosur që çështja të rigjykohet në Shkallë të Parë me një trupë tjetër gjykuese.

Në zonën e Kodër Shupalit në maj 2017, 61-vjeçari, Mehdi Shaban Kurtdeda u dhunua barbarisht dhe u lidh me zinxhirë në njërën prej pemëve, e më pas u dogj për së gjalli.

Krimi u zbardh 5 vjet më vonë. Shkak i ngjarjes së rëndë, do të bëhej një borxh i pashlyer në vlerën e afro 10 mijë eurove që viktima i kishte Marjeta Karajt. Mbetjet kockore të gjetura në atë kohë vendngjarje zbuluan identitetin e viktimës.

61-vjeçari punonte në një organizatë me Marjeta Karain, e cila ka mohuar të kishte lidhje me ngjarjen. Por ka qenë i arrestuari tjetër Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në dhunimin e më pas djegien për së gjalli të Kurtdedës.

Sipas hetimeve, Marjeta Karai ka qenë e pranishme kur viktima është marrë me forcë në makinë, por jo kur është vrarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë