Gazeta Si – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.
Në kuadër të operacionit “Double Flames“ u bë ndalimi i shtetasit Xh. S., 21 vjeç, dhe shpallja në kërkim e shtetasit D. D., 28 vjeç.
Këta dy persona në mënyrë të qëllimshme i vunë zjarrin dy automjeteve ngjarje e ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “Isa Boletini”.
Policia ka përdorur kamerat e bizneseve për identifikimin e dy autorëve, të cilët fillimisht ishin me kapuç, por e hoqën maskimin e tyre pas ngjarjes, qindra metra më larg, duke menduar se kishin humbur gjurmët.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



