Politike

Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 40 ditë të tjerët. “Falet” Paloka me vetëm 10 ditë

Nga Gazeta Si- Sekretariati i Etikës merr vendim për deputetët e PD-së në mungesë të opozitës. Flamur Noka, Gazment bardhi dhe Blediaon Nallbati janë përhashtuar nga 60 ditë ndërsa të tjerët me 40 ditë. Ndërkohë Edi paloka është dënuar më lehtë, me vetëm 10 ditë.
Çfarë ndodhi gjatë ditës? 
Deputetët e Partisë Demokratike kanë krijuar sërish kaos në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS kërkon përjashtimin e 24 prej tyre, pas veprimeve të dhunshme dhe kaosit në seancën parlamentare të 30 shtatorit. 
Protagonisti kryesor i kaosit ishte Flamur Noka i cili nuk lejoi kryetaren Klotilda Bushka të flasë duke i marrë asaj mikrofonin. Pas tensioneve, Bushka dhe socialistët po vijojnë mbledhjen vetëm dhe po shqyrtojnë pamjet filmike të seancës së 30 shtatorit.
"Nuk ka ulur këtu! Asgjë. Me Krimin e hajdutët nuk flitet vetëm veprohet. Nuk na përjashton dot krimi i organizuar. Ju jeni hajdutët e këtij vendi”, tha Noka në kryesinë e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes.

Pritet që Partia Demokratike të mos lejojë zhvillimin e seancës as ditën e nesërme. Flamur Noka para se të mblidhej Sekretariati i Etikës në Kuvend tha se radhën tjetër e ka Kryesia. Po ashtu, Bardhi në një prononcim për mediat tha se nesër nuk do lejojnë normalitet në seancën plenare.
Me tone kërcënuese, Noka foli edhe pasi bashkë me grupin e deputetëve ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, duke thënë se flakët do shkojnë deri në Surrel.
"Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje", tha Noka pas mbledhjes.
Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, foltore dhe ekrane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë