Ka ndodhur

Dogjën automjetet, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Divjakë, si të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

Fillimisht është vënë në pranga 45-vjeçari B.M, i cili dyshohet se në datën 4 gusht 2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të qytetarit me iniciale S.S.

Për 45-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i 33-vjeçarit Geri Lushaj, i shpallur në kërkim, pasi më datë 11 maj 2022, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

33-vjeçari në datën 9 mars të këtij viti, në bashkëpunim me 25-vjeçarin me iniciale K.T. (i arrestuar në flagrancë), ka djegur automjetin në pronësi të 57-vjeçarit me inciale J.Gj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë