Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se detyruan ish-kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, që të jepte dorëheqjen.
“Largimi i Nikollës nuk ishte se ishte e sëmurë, por e detyruar të jepte dorëheqjen sepse Edi Rama donte një ushtar si puna juaj që të përjashtonte deputetët”, tha Dogjani gjatë fjalës së tij.
“Ne jemi të votuar dhe ju na përjashtuat se morët urdhër nga Edi Rama për të na ndërprerë fjalën. Keni rrëzuar rendin kushtetues në Shqipëri, keni përjashtuar 24 deputetë për t’i mbyllur gojën opozitës, sepse ju intereson të riktheheni në diktaturë”, deklaroi ai.
Ndërsa deputetja e PD Ina Zhupa, tha se “diktatura mund të jetë ëndrra e mazhorancës.”
Zhupa iu drejtua Spiropalit se ajo dhe Bushka duhet të japin dorëheqjen, pasi vendimi i tyre për përjashtimin e deputetëve të opozitës rezultoi antikushtetues.
“Zonja Spiropali, keni shkelur ligjin dhe rregulloren. E keni kthyer parlamentin në seksion të PS-së, duke përjashtuar pa të drejtë deputetët e opozitës. Jeni krejtësisht false. Kush jeni ju që të vendosni se çfarë bëjmë ne?
Diktatura mund të jetë ëndrra juaj, por ne jemi këtu që ajo ëndërr e juaja mos të realizohet. Ju Spiropali dhe Bushka duhet të jepni dorëheqjen me turp, keni shkelur Kushtetutën. Këtu ka vetëm vjedhje, shkelje e manipulim”, deklaroi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.