Janë 20 gjurmues GPS kontenierësh që UNDOC (Zyra Kundër Drogës dhe Krimit) i ka prokururar të cilët do të vihen në dispozicion për nevojat e Njësisë së Kontrollit të Kontenierëve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Kjo është mësuar sot gjatë një takimi të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli me Drejtoren e Zyrës së UNODC, në Shqipëri, Ela Banaj, dhe Ekspertin e UNODC, në Organizatën Botërore të Doganave(ËCO), Svetlan Savov.
Për këtë qëllim do të ofrohet trajnim për punonjësit për përdorimin e tyre. Eksperti i WCO, do të zhvillojë një trajnim tre ditor mbi Opioidet dhe Prekursorët e Drogave, ku do të marrin pjesë punonjësit e Njësisë së Kontrollit të Kontenjerëve në Portin e Durrësit dhe të Njësisë së Kontrollit të Kargove Ajrore, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave mbi indikatorët e riskut, tendencat e trafikimit/kontrabandimit dhe analizën e informacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



