Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar raportin vjetor për vitin 2021, nga ku të ardhurat totale raportohen në vlerën e 192.8 mld lekëve, me 24 mld më shumë nga planifikimi. 131 mld kanë ardhur vetëm nga taksat e tatimit mbi vlerën e shtuar. Rritjen më të madhe në të e ka pësuar energjia elektrike me 4.5 mld lekë nga 2020-a. Kjo lidhur me situatën jo shumë të mirë hidrike gjysmën e dytë të vitit dhe nevojën për import të saj.

51.6 mld lekë kanë ardhur nga mallrat akcizë. Karburanti për konsum zë sasinë dhe vlerën më të madhe të mallrave të importuar në vend, me 26.8 mld lekë dhe 429 mijë ton. Pas saj janë cigaret për konsum, me 19 mld lekë dhe 2.9 mijë tonë.
Dega doganore Durrës ka arkëtuar 68 mld lekë të ardhura në buxhetin e shtetit, më shumë nga të gjitha, ndjekur nga Tirana me 61 mld, kjo për shkak të prezencës së portit në qytetin e Durrësit, ku ndodh shkarkimi i sasive të mëdha të mallrave që hyjnë në Shqipëria.
Për vitin 2021, është ndërhyrë në vlerësim në rreth 75% të rasteve të evidentuara dhe sugjeruara për rishikim të vlerësimit doganor dhe ka pasur 54 raste me shkelje me vlerë totale prej 17.5 mld lekësh.
Durrësi dhe Kakavija kanë më shumë raste se të gjithë, me 18 dhe 8 respektivisht. Ndërkohë, janë kapur 537 kg kokainë, 10 kapje kanabis, 144 persona klandestinë dhe 5 kapje ilaçe.
Drejtori i Përgjithshëm, Genti Gazheli ka theksuar se të ardhurat e realizuara në 2021 që ishin rekord historik krahasuar me çdo vit të historisë moderne të doganave shqiptare, ndërkohë që ka patur rekorde pozitive në lehtësimin e tregtisë, shërbimin ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomik 24/7, përfshirë edhe periudhat sfiduese për shkak të tërmeteve dhe pandemisë Covid-19, dhënien e licensave për 8 operatorë ekonomikë të autorizuar, rezultate konkrete në luftën kundër trafiqeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



