Politike

‘Do vijë dita që të kemi ministër AI’/ Rama: Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa

Nga Gazeta Si- Duke folur për zhvillimet teknologjike, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt, inteligjenca artificiale mund të bëhet anëtari më efikas i bordit qeverisës.

“Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI, ministrin “X” e ke AI, nuk ka as kushëri për të fut në punë, as interesa të prishë proceset dhe nuk po them që është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi mund të merrej përsipër”, u shpreh Rama.

Në takimin me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama solli në vëmendje rastin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku një vëzhgues i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale merr pjesë në mbledhjet e bordit dhe ndërhyn me këshillime.

“Ishim me përfaqësuesit e delegacionit të Emirateve të Bashkuara dhe pashë që mbledhjet e bordit të tyre bëheshin me praninë e një vëzhguesi Inteligjencë Artificiale. Dhe vëzhguesi IA ishte pjesë e bordit dhe pasi flisnin, ai mbante gjithë shënimet, prodhonte protokollin, dhe jepte opinion mbi çfarë u tha duke ju referuar gjërave që ata i kanë bërë përpara dhe mund t’i kishin harruar në atë diskutim, ose duke ju referuar gjërave që kishin thënë se do t’i mbanin parasysh me temën”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë