Politike

‘Do të vazhdojmë si të na teket’ / Bardhi: Ligjet t’i miratojnë te vila e Ramës në Surrel

Nga Gazeta 'Si'-Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli për tensionet e sotme në Parlament, ku ata nuk u lejuan të futën në seancë e për pasojë pati edhe përplasje me Gardën.

Për mediat, Bardhi tha se ata u dënuan nga Sekretariati i Etikës pa ligj, ndërsa theksoi se seanca nuk mund të konsiderohet normale.

“Asgjë nuk bën Rama më shumë Putini”- tha Bardhi.

Ndërsa i pyetur si do të vazhdojë aksioni, ai u përgjigj: Si të na teket.

“Nëse ju duket jetë normale parlamentare kur kryetarja hyn si mi, mua nuk më duket normale. Ligjet mjafton të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe mund t'i miratojnë. Deputetët nuk lejohen të ushtrojnë punën me forca sigurie. Nuk bën asgjë më shumë dhe as më pak Putini.

Sjell deputetët e tij si dele dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër. Ne do vazhdojmë si të na teket. Rast pas rasti do vazhdojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe çdo godinë tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë