Bota

‘Takohem me Putinin me 15 gusht’, Trump: Do të ketë disa shkëmbime territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se takimi i tij me presidentin Vladimir Putin do të zhvillohet në Alaska, të premten e 15 gushtit.

“Takimi shumë i pritur midis meje, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Presidentit Vladimir Putin, të Rusisë, do të zhvillohet të premten e ardhshme, më 15 gusht 2025, në Shtetin e Madh të Alaskës. Detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump në aplikacionin Truth Social.

Po ashtu Trump tha se do të ketë “disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyja palëve” të përfshira në një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

I pyetur nëse Zelensky do të duhet të heqë dorë nga territori si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, Trump u përgjigj: “Epo, shikoni territorin për të cilin është luftuar për 3 vjet e gjysmë… e dini, shumë rusë kanë vdekur. Shumë ukrainas kanë vdekur.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë