Politike

’Do të shndërrohen në gradaçela’, denoncimi i PD: Dhënia e godinave shtetërore, një aferë e re. Si përcaktohen fituesit

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Mucollari, denoncoi përmes një conference për shtyp se, disa godina shtetërore do të shndërrohen në grataçela. Ai përmendi disa prej tyre si ndërtesën e ATSH-së,  Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave.

“Plani jo transparent që ka Edi Rama për godinat shtetërore, i fshehur pas një emërtimi si; energjizimi i qytetit, është në fakt një aferë e re, një farsë me fitues të paracaktuar, një mundësi pasurimi për miqtë e tij.

Të parat godina shtetërore që janë në listën e Ramës për t’u shndërruar në grataçela, janë ajo e ATSH-së, e Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave. Sipas thirrjes qe Korporata e investimeve me një njoftim gjysmak dhe jo me të dhëna të plota, katër zonat më të shtrenjta në trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa garë. Behët fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se sa do të merrte një pronar toke, në këto zona. Shteti përfiton më pak se 35 përqind të ndërtimit. Sot, në Tiranë, ne këto zona të lakmuara ajo që pronari i tokës përfiton është të paktën 45 përqind”, tha Mucollari.

“Partia Demokratike e cilëson këtë projekt një aferë korruptive. Ftojmë qytetarët që të reagojnë të bëhen pjesë e aksionit për ta ndalur këtë zhvatje. Bashkohuni me 11 Korrik në Bulevard të ngremë zërin ndaj hajdutërisë qeveritare, ndaj shkeljes së të drejtave, ndaj nëpërkëmbjes së shqiptarëve”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë