Këngëtari italian vjen me albumin më të ri që publikohet të premten më 18 tetor, i cili gjithashtu përmban edhe pasazhin e pabotuar që i jep titullin veprës.
“Do të kthehemi përsëri”, është një këngë poetike për të cilën maestro siçilian regjistroi zërin para disa vitesh. Pjesa tjetër e albumit përbëhet nga regjistrime të marra nga koncertet e vitit 2017 me ‘Royal Philarmonic Orkestra’.
Albumi vjen pas një periudhe të gjatë mungese në skenë për shkak të problemeve shëndetësore të tij. “Do të kthehemi përsëri”, (“Torneremo ancora”, kompozuar bashkë me Juri Camisasca) lëviz në një fushë shpesh të rrahur nga këngëtari i madh që ende tregon një fuqi ekspresive dhe muzikore të jashtëzakonshme. “Jeta nuk mbaron, është si gjumi, lindja është si zgjimi derisa të jemi të lirë do të kthehemi përsëri e përsëri dhe përsëri …”, shkruan Battiato në një fragment dhe shton, ndër të tjera, “ju e dini, se ëndrra është realitet, një botë e paprekshme ka pritur gjithmonë emigrantët e Ganden në trupa me drita në planetë të padukshëm”.
Fjalë të thella që na bëjnë të reflektojmë për fatin që i pret të gjithë në fund të ekzistencës. Dhe si gjithmonë ka vëmendje për fenë: Emigrantët e Ganden përfaqësojnë udhëtimin e shpirtrave në fund të jetës tokësore dhe peripecitë që sjell kjo ekzistencë e jona.
Kopertina është një fotografi e realizuar në Grado (Gorizia), në Adriatikun e sipërm me valë shumë të ulët dhe shumë njerëz që ecin në dy centimetra ujë me një dritë portokalli që arrin qiellin nga toka.
Intensiv dhe simbolik. 14 këngët e tjera të propozuara, të regjistruara gjithmonë me Royal Philarmonic Orkestra në koncerte live në 2017, janë një përmbledhje simfonike e veprës së Battiato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.