Futboll

Do të jetë një kampionat i falsifikuar, kush ka kaluar Covid lodhet më shumë

Në një intervistë për Corriere dello Sport, Claudio Ranieri mendon se asgjë nuk ka më vlerë në këtë pikë, për sa i përket rezultateve. “Do të jetë një kampionat i falsifikuar, anormal, por duhet të përfundojë për shkak të forcave madhore. Kështu, ta mbyllim me kaq, kemi edhe dy muaj shumë intensivë përpara – ka thënë tekniku i Sampdorias -. E jona ishte një nga skuadrat më të goditura nga virusi: i shoh këta djem duke luftuar më shumë se të tjerët për tu rikuperuar, më parë nuk ishte kështu”.

Tekniku roman shpreson që tifozët të mund të kthehen sa më shpejt në stadium. “Të rifillojmë e të shohim çdo ndodhë, pa tifozë do të jetë e tmerrshme. Publiku në një ndeshje futbolli është gjithçka. Të kesh tifozët pranë do të ishte e rëndësishme për të siguruar qëndrimin. Shpresoj që shpejt mund të kthehen: të luash me dyer të mbyllura është si një shfaqja teatrale pa publik. Pastaj ne kemi avantazhin të kemi një stadium si Marassi ku tifozët janë në kontakt me fushën dhe bëjnë të ndihet prezenca”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë