Kosova

‘Do të jetë i vdekur’- Grafite kërcënuese ndaj Albin Kurtit në veri. Policia nis hetimet

Nga Gazeta ‘Si’– Në Veri të Mitrovicës janë shfaqur grafite me përmbajtje kërcënuese për jetën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, është një nga grafitet e shkruara.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, kemi hapur rast për kanosje”, ka thënë Elshani.

Edhe në të kaluarën janë shfaqur vazhdimisht grafite në Mitrovicë, për të cilat policia kishte nisur hetime, pasi ato vendoseshin në gjuhën serbe dhe mbanin nënshkrimin e ashtuquajturës “Brigada e Veriut”.

Qeveria e Kosovës e kishte shpallur Brigadën e Veriut dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste në fund të qershorit të vitit 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë