Të gjithë dashamirësit e birrës tashmë do të jenë në mëdyshje nëse janë gati të provojnë një birrë të ndryshuar gjenetikisht apo jo.
Charles Denby, pronari i kompanisë amerikane Berkeley Yeast, thotë se majaja e modifikuar gjenetikisht ndihmon në përmirësimin e shijes së birrës.
“Ne jemi të interesuar të mbajmë ne treg shijet që pëlqehen më shumë dhe të heqim nga tregu shijet që nuk pëlqehen e të gjenerojmë shije të reja”, thotë Denby.
Berkeley Yeast është një nga krijuesit kryesorë të majave të modifikuara gjenetikisht (GM) për industrinë e birrës. Majaja është thelbësore për prodhimin e birrës, pasi i kthen sheqernat e siguruara nga elb në alkool, duke shtuar gjithashtu shijet e veta.
Berkely Yeast redakton ADN-në e dozave të majave për të hequr ose shtuar një gen të caktuar. Një nga produktet e saj, maja Tropics, është modifikuar për të ofruar shijen e frutave të pasionit.
Denby thotë se kjo maja është më e besueshme për prodhuesit e birrës sesa të kërkohet furnizim me këto fruta dhe më mirë se përdorimi i shijeve artificiale.
“Është më konsistente të kesh maja bioinxhinierike dhe zvogëlon varësinë nga përbërësit shtesë, si për shembull, të presësh një pemë që të bëjë kokrra 1 herë në vit. Mendoni për të gjithë ujin dhe plehrat që duhen për të mbajtur atë pemë”, thotë ai.
Berkeley Yeast nuk fokusohet vetëm në shtimin e shijeve, por gjithashtu mund t’i largojë ato. Një nga llojet e majave që kanë krijuar ndihmon në eliminimin e shijeve të ndryshme në birrë.
Në Amerikë, tashmë janë 3 fabrika birre në të gjithë vendin që përdorin majan e kompanisë ndërkohë që shitjet vende të ndryshme janë të kufizuara nga legjislacioni që parandalon përdorimin e GM në industrinë e ushqimit dhe pijeve.
Ian Godwin, profesor i shkencës thotë se prodhuesit amerikanë të birrës që përdorin maja të modifikuara në produktet e tyre është “një sekret që të gjithë në industri e dinë”.
Megjithatë ai shton se prodhuesit e birrës rrallë e promovojnë këtë fakt për shkak të stigmës që kanë produktet e modifikuara gjenetikisht.
Ndërkohë, prodhuesit e tjerë të birrës nuk janë fare dakord me birrën e modifikuar gjenetikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.