Drejtësia

Do paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, Apeli i GJKKO rikthen në qeli avokatin Alban Bengasi

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rikthyer në qeli avokatin Alban Bengasi, i cili akuzohet se do të paguante me 120 mijë euro Nuredin Dumanin për vrasjen e ish-gruas së tij.

Bengasi u lirua nga burgu në korrik këtë viti nga Apeli i GJKKO-së, i cili e ka rikther sërish në qeli, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Ndryshe nga Shkalla e Parë, qe e fajësoi Bengasin vetëm për dhunën në familje, Apeli vlerësoi se ai duhet të fajësohet për të dyja akuzat dhe dënohet me 7 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai duhet të vuajë një dënim me 4 vjet e 8 muaj burg.

Avokati Bengasi u gjykua i veçuar, si një nga personat e hetuar nga SPAK si pjese e dosjes “Plumbi i arte”. Në dëshminë e tij para prokurorëve, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, pretendoi se Bengasi i kishte ofruar 120 mijë euro në këmbim të vrasjes së ish-gruas së tij, krim që nuk ishte pranuar të kryhej nga Dumani.

Alban Bengasi u shpall në kërkim gjatë operacionit Plumbi i Artë dhe u arrestua në shtator të vitit të shkuar në Rinas, sapo u kthye nga Dubai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë