Gazeta Si – Shtypi italian e bën të sigurt aktivizimin e Kristjan Asllanit në ndeshjen që Interi do të luajë në fundjavë me Romën. Trajneri Inzagi këtë herë është i detyruar t’i besojë shqiptarit, pas dëmtimit të Marselo Brozoviç.
Kroati do të qëndrojë disa javë jashtë fushave dhe Interi nuk mund të eksperimentojë. Shpresat janë te futbollisti shqiptar, i cili u ble nga Empoli pikërisht për të qenë pasardhësi i Brozoviçit.

Dhe Asllani nuk fshihet, ai është shprehur plot besim se është gati të marrë përgjegjësi. “Mëkat që kemi humbur Marselon, ai është një lojtar thelbësor për ne. Nëse është radha ime, jam gati. Do të përpiqem të jap maksimumin”, – ka thënë mesfushori kuqezi për ‘Tuttosport’.
Deri tani Asllani ka luajtur shumë pak minuta me Interin. Ai është aktivizuar si zëvendësues në fundin e pak ndeshjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




