Kosova

“Do doja të sfidoja Serbinë në Prishtinë”. Deklarata e bujshme e Agim Ademit

Ditët para ndeshjes Spanjë-Ksovë u shoqëruan nga një çështje diplomatike mes dy federatave. Federata e Spanjës, shteti i së cilës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për arsye që lidhen me Katalonjën dhe vendet baske, e quajti kombëtaren kundërshtare si “Territori i Kosovës” në kanalet e saj në rrjetet sociale. Ky qëndrim solli reagimin e Federatës së Kosovës.

Agim Ademi, presidenti i FFK-së, ka dhënë së fundi një intervistë për “Tuttosport”, ku ka komentuar ndërhyrjen e UEFA-s në këtë çështje. “Nuk mund të lejojmë që dikush të zvogëlojë atë që ne jemi, sepse këtu sulmohet një komb i tërë. Kosova është një vend i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve demokratike të botës, nga UEFA dhe FIFA.

Intervista e Agim Ademit, presidentit të FFK-së, për Tuttosport

Nuk duhet të influencohemi nga sjellje të caktuara të autoriteteve shtetërore, përndryshe nuk do të kishte sens të luanim. Reaguam menjëherë, duke thënë se nuk zbresim në fushë pa flamurin dhe himnin tonë. Për fat të mirë, si Spanja, edhe UEFA, sqaruan gjithçka, duke saktësuar se ndeshja do të luhet duke respektuar protokollin”.

Në intervistën e tij të gjatë të dhënë për gazetën italiane, presidenti Ademi është shprehur gjithashtu: “Do të doja shumë që të sfidoja Serbinë në Prishtinë”. Një deklaratë që ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë