Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, foli sot në forumin Botëror të Ekonomisë në Davos për luftën në Ukrainë dhe dëshirën e tij që ky konflikt të përfundojë një herë e përgjithmonë.
Trump shprehu dëshirën e tij për të takuar homologun rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ai tha se lufta duhet të përfundojë, pasi në këtë luftë po vriten shumë të rinj, ndërsa theksoi se viktimat janë më shumë nga shifrat e publikuara.
“Unë me të vërtetë do të doja të jem në gjendje të takohem me Presidentin Putin së shpejti dhe të mbaroj ajo luftë…Nuk është nga pikëpamja e ekonomisë, por sepse po humbasin jetë. Nuk po flas për ekonominë, apo burimet natyrore. Kaq shumë të rinj po vriten në këtë luftë”, tha Trump.
Kur ai u pyet nëse paqja mund të arrihet në Ukrainë deri në këtë periudhë të vitit të ardhshëm, Trump tha: “Ukraina është gati të bëjë një marrëveshje…shumë, shumë më shumë njerëz kanë vdekur në luftë sesa janë raportuar. Sakaq ai nuk dha detaje për marrëveshjen.
Trump iu referua edhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku po vazhdon faza e parë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
“Ne kemi bërë shumë përparim në Lindjen e Mesme dhe kjo po shkon mirë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.