Keshilla

“Do bëj një sy gjumë”: Ekspertët shpjegojnë si ndikon kjo në gjumin tuaj

Sipas ekspertit James Wilson, një sy gjumë është mirë për të përmirësuar performancën dhe produktivitetin tonë.
Kjo mbështet hulumtimin e “Journal of the American Geriatrics Society”, i cili raporton se njerëzit që flenë gjumë për 30-90 minuta gjatë ditës, kanë memorie më të mirë. Sidoqoftë, nëse doni të keni një gjumë të rehatshëm natën, Wilson nuk rekomandon të bëni gjumë për më shumë se gjysmë ore, veçanërisht pas orës 15:00.
“Nëse keni nevojë të flini gjatë ditës por pa e prishur gjumin e natës, atëherë nuk duhet të flini më shumë se 30 minuta.” tha Wilson
Ky gjumë është ai që njihet si “një sy gjumë për fuqi” sepse ju bën më produktivë dhe jeni më të freskët sidomos kur ndjeheni të lodhur dhe nuk keni fuqi të punoni, 30 minuta gjumë mund të jetë shpëtimtari juaj.
Gjithsesi, Wilson paralajmëron që mos ta teproni dhe kur të shtriheni për të fjetur 15 ose 30 minuta, të flini aq pasi nëse koha zgjatet në 45 minuta apo 1 orë, trupi dhe truri do të kërkojnë çdo herë e më shumë çka do të bëje që të shkatërroni gjumin e natës e për pasojë do të shfaqen një sërë problemesh të tjera.

Sally Bonser, specialiste gjumi gjithashtu pajtohet që ‘një sy gjumë’ mund të jenë tepër i rëndësishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm, duke sqaruar se mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe madje mban zemrën të shëndetshme.
Në fakt, vetëm vitin e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit(NHS) ndau hulumtime nga Spitali Universitar në Zvicër, i cili tregoi se gjumi i pasdites mund të ulë rrezikun nga ataku kardiak.
“Ndërsa ne ende rekomandojmë që idealja është të flini natën shtatë deri në nëntë orë, sigurisht që ka vend dhe për një sy gjumë gjatë ditës,” thotë Bonser.
Ajo thotë se nëse keni pasur një gjumë të parehatshëm një natë më parë ose madje thjesht keni nevojë për pak pushim, nuk  ka asnjë problem për të fjetur disa minuta gjatë ditës.
Ajo thotë se koha më e mirë për të bërë një sy gjumë është midis orës 14:00 dhe 15:00, kur energjia jonë fillon të bie.
Por, ajo argumenton se duhet të fleni vetëm për 20 minuta maksimumi, në mënyrë që “të merrni gjumin cilësor dhe të shpejtë, por jo një gjumë të thellë” dhe lër këtë ajo sugjeron të vendosni alarmin në vend që të mendoni të zgjoheni vetë.

Kështu që mbani shënim: Nuk ka asnjë problem të flesh gjatë ditës por jo më shumë se 30 minuta dhe jo mbas orës 15:00 edhe, vendosni alarmin që mos të rrezikoni “të tradhëtoheni nga vetja.”
Burimi:Stylist\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë