Bota

‘Do aneksojmë Groenlandën’, kryeministri Edege i replikon Trumpit: Nuk jemi në shitje

Nga Gazeta ‘Si’- Pas deklaratave të Donald Trump në Kongresin Amerikan, i cili ritheksoi interesin për të marrë kontrollin e Groenlandës, kanë nisur reagimet e para nga ishulli që është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës.

Kryeministri i Groenlandës i është kundërpërgjigjur Trump-it, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”

“Groenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi goenlandezë.  Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të marrim thjesht. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Groenlandë”, deklaroi Egede.

Trump përsëriti synimin e tij për të aneksuar Groenlandën, duke deklaruar: “Mendoj se do t’ia dalim, në një mënyrë apo në një tjetër”, pa përjashtuar presionin ekonomik apo përdorimin e forcës ushtarake.

Një deklaratë që bie ndesh me premtimin për të respektuar vullnetin e banorëve të Groenlandës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë