Gazeta Si – Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se i dogji automjetin një 44-vjeçari gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në rrugën “Memo Meto”.
Sipas policisdë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti që kanë pasur dy personat. Në pranga ka rënë E.Sh., i cili rreth orës 03:30 është shfaqur në vendngjarje duke mbajtur një kapuç dhe është larguar menjëherë pasi i vuri flakën mjetit “Audi” me vlerë 100 mijë euro.
Gjatë operacionit u sekuestruan me cilësinë e provës materiale veshjet që 39-vjeçari dyshohet se mbante veshur në momentin e kryerjes së krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


