Ngjarje

Djathi dhe fileto mbaheshin në myk dhe lagështi, AKU pezullon aktivitetin e Bonum dhe KMY

Nga Gazeta Si- Dy subjekte me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe “Përpunim mishi” të baxhos Bonum dhe kompanisë KMY janë bllokuar nga AKU pasi janë konstatuar shkelje e kushteve higjieno-sanitare.

Në baxhon Bonum, u bllokua 328.7 kilogramë djathë i bardhë dhie pasi u konstatua prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit.

Ndaj baxhos u vendos gjobë në vlerën e 300 mijë lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore mbi kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve.

​Gjithashtu, gjatë kontrollit në “KMY” u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Për këtë arsye, u bllokua ambienti ndihmës si dhe 588 kg fileto pule dhe 150 kg gjoks pule.

​Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike.

Ndërkohë edhe ndaj KMY-së u vendos gjobë 300 mijë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë