Ngjarje

Djali vret babain në Shënavlash, trupi gjendet pas 20 ditësh në një pus! E denoncoi në polici sikur kishte humbur: E vrava se më mori lekët (foto, video)

Nga Gazeta ‘Si’-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shënvlashit në Durrës. Djali ka vrarë babanë, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë, ndërsa ka qenë autori Esmerald Balla, i cili ka bërë denoncim në polici sikur i ati Enver Balla ishte zhdukur.

62-vjeçari, ishte denoncuar i zhdukur nga i biri që më datë 13 gusht.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Sipas tyre, djali e ka qëlluar me pistoletë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas policisë asnjë nga familja nuk ka qenë në dijeni të krimit të djalit.

34-vjeçari mësohet se është baba i dy fëmijëve, ndërsa është në pritje të të tretit.

Sipas deklaratës së fqinjes denoncimi në polici është bërë mbrëmë. Në shtëpi viktima jetonte me të shoqen ndërkohë që kishte dy djem në Itali.

“Njëri prej tyre është kthyer. Jemi të shokuar”, deklaroi ajo për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë