Ka ndodhur

Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër, niset te Trauma!

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku 25-vjeçari L.S., i cili ka përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ka goditur me mjet prerës nënën e tij 48-vjeçare, N.S., drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest.

E plagosura ka marrë shtatë goditje dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari përballej me stres të lartë dhe mbyllje të thellë në vetvete, çka mund të kenë ndikuar në shpërthimin e agresivitetit ndaj nënës. Familjarët dhe fqinjët kanë mbetur të tronditur, ndërsa policia po heton për të zbuluar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë