Gazeta Si – Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare.
Organizata “Iran International” raporton lajmin duke cituar burime të informuara. Lajmi u raportua edhe nga gazeta izraelite, “Haaretz”.

Më herët, një dron iranian goditi Konsullatën e SHBA-ve në Dubai: video të shumta tregojnë një re të madhe tymi pranë ndërtesës.
Që nga e shtuna, Irani ka lëshuar raketa dhe dronë drejt disa vendeve të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar dëme si në objektiva ushtarake ashtu edhe në ato civile.
A local resident from Bur Dubai shared this video. I was told that it is allegedly a U.S. consulate that has been hit. pic.twitter.com/1LNx9yro7h
— Ihtisham Ul Haq (@iihtishamm) March 3, 2026
Qeveria e Emirateve tha se një zjarr shpërtheu pranë konsullatës, i cili u shua shpejt pa shkaktuar lëndime. Autoritetet e përshkruan sulmin si një “incident të lidhur me dronin”, siç kanë bërë shpesh ditët e fundit, me shumë mundësi në një përpjekje për të minimizuar pasojat e luftës dhe për të projektuar një imazh sigurie.
Gazetari izraelit, zakonisht i informuar mirë, Barak Ravid, shkroi sot se Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë ndërhyrjen ushtarake kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të fundit. Të martën, dronët iranianë sulmuan dy herë Ambasadën Amerikane në Riad të Arabisë Saudite.
Photos: The fire near the US Consulate in Dubai has been fully extinguished, with no injuries reported. Dubai authorities reaffirm their commitment to ensuring everyone's safety and security. pic.twitter.com/OPAOQRHEIG
— Dubai Media Office (@DXBMediaOffice) March 3, 2026
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron urdhëroi që aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”, e vetmja aeroplanmbajtëse e vendit, të nisej drejt Mesdheut lindor, duke shtuar se “asete shtesë të mbrojtjes kundërajrore” dhe fregata “Languedoc” do të arrijnë në Qipro deri “këtë mbrëmje”, ku dy sulme iraniane goditën një bazë ushtarake britanike midis të dielës dhe të hënës.
Macron ka thënë se dëshiron të krijojë një “koalicion” për të mbrojtur tregtinë ndërkombëtare, e cila është ndërprerë rëndë që nga fillimi i luftës, dhe për të mbrojtur aleatët e tij në rajon.
Franca ka marrëveshje mbrojtjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Katarin, të gjitha vende të prekura nga sulmet hakmarrëse iraniane.a
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje