Gazeta Si- Dy të rinj ranë në pranga në Divjakë të akuzuar për vjedhjen e 5 banesave përgjatë 2 javëve të fundit. Gjithçka nisi pas denoncimit të një të moshuare, e cila deklaroi se 2 persona i kishin vjedhur me dhunë sende me vlerë, në shtëpinë e saj në fshatin Shën e Premte.
Nga hetimet, rezultoi se hajdutët përgjatë 2 javëve të fundit kishin vjedhur 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat. Shënjestër e tyre ishin shtëpitë ku pronarët ndodheshin jashtë vendit.
Autorë të dyshuar të vjedhjeve, janë shtetasit A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




