Ka ndodhur

Divjakë, 52-vjeçari dyshohet se ngacmonte seksualisht fqinjën 14-vjeçare

Gazeta Si – Një 52-vjeçar është arrestuar në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 14-vjeçare të familjes fqinje.

Sipas burimeve paraprake, burri kishte rreth një vit që e ngacmonte të miturën, duke shfrytëzuar rastin kur në banesë nuk ndodheshin prindërit e saj.

Ka qenë vetë vajza ajo e cila i ka treguar familjes për ngacmimin dhe më pas ata kanë bërë kallëzimin në polici.

Vitet e fundit në vend janë zbuluar disa raste tronditësë të ngacmimeve dhe krimeve seksuale ku viktima kanë qenë të miturit.

Pak javë më parë, drejtori i një shkolle në Lushnjë u arrestua pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse 15 vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë