Gjermanët votojnë sot pas një fushate intensive zgjedhore të dominuar nga ekonomia e lëkundur e vendit të tyre dhe një sërë sulmesh vdekjeprurëse që e kanë bërë emigracionin dhe sigurinë një çështje kryesore.
Friedrich Merz, lideri konservator 69-vjeçar, është favoriti për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, në një votim të ndjekur nga afër në Europë dhe SHBA. Ai premton të rregullojë shumicën e problemeve në katër vjet. Nëse Demokratët e Merzit fitojnë, atij do t’i duhet të krijojë një aleancë me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi Social Demokratët e Olaf Scholz, qeveria e të cilëve u rrëzua në fund të vitit të kaluar.
Përpara zgjedhjeve, Merz ka qenë i prerë në përjashtimin e çdo mundësie bashkëpunimi me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, që parashikohet të dalë forcë e dytë politike. 59.2 milionë gjermanë kanë të drejtë vote.
Miliona kanë bërë detyrën e tyre duke votuar me postë, ndërsa sondazhet tregojnë se 20 për qind e qytetarëve janë të pavendosur. Këto konsiderohen si një ndër zgjedhjet më të rëndësishme të Gjermanisë që pritet të ndikojnë, jo vetëm brenda vendit por edhe në mbarë botën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




