Nga Gazeta 'Si'-Klaus Gjasula u bë nga “djall” në “ëngjëll” për shqiptarët në ndeshjen e sotme kundër Kroacisë.
Ai i kaloi kroatët në avantazh falë një autogoli në portën tonë, dhe pastaj na dhuroi baraspeshën në minutën e fundit falë një goli që mesfushori nuk do ta harrojë kurrë:
"Ke të drejtë, minutat e para ishin të vështira, jo vetëm autogoli edhe për disa situata që si bëra mirë. Faleminderit zotit që më dha mundësinë të bëjë këtë golin, një ditë historike për mua.
55-60 minutat e para bëmë një lojë më të mirë, pastaj e humbëm pak lojën nga dora", deklaroi ai.
Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.
94 - At 94 minutes and 23 seconds, Albania’s Klaus Gjasula’s goal to make it 2-2 was the latest equalising goal scored in UEFA European Championship history (excluding extra time). Gong. pic.twitter.com/uQUl9XgnYi
— OptaJean (@OptaJean) June 19, 2024
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.