Të shtunën Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona nën akuza të ndryshme. Burime zyrtare tregojnë se arrestimet kanë ndodhur në kryeqytet. Ndërkaq, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. V., 26 vjeç. Në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte Policia gjeti një armë të ftohtë (thikë) dhe një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, gjithashtu bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 33 vjeç, për ushtrim dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses së tij.
Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pas ka goditur mjekun e një spitali.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. S., 20 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin A. Gj., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
S. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l. E. F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse,” shpjegohet më tej në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




