Gazeta Si – Shumë të vështirë e kishte trajneri Silvinjo të përmbante emocionet pas fitores 2-0 me Poloninë. Pas ndeshjes ai foli me superlativa për të tijtë dhe shprehu kënaqësinë që Kombëtarja kishte bërë të lumtur gjithë popullin shqiptar.
Një ditë pas këtij suksesi, natyrisht shumë më i relaksuar, trajneri brazilian ka bërë një postim në faqen e tij në Instagram, ku në gjuhën shqipe shkruan se java që shkoi ishte fantastike, ndërsa thekson faktin se janë edhe 3 finale për arritjen e objektivit final, kualifikimit në Euro 2024.
“Një javë pune fantastike dhe rezultatesh të rëndësishme. Jam shumë i lumtur, që këto rezultate u kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tri finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër dhe shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri”, – shkruan Silvinjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.