E shtuna e 1 qershorit do të shënojë edhe “Ditën pa makina” në Tiranë, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Do të ketë kufizim në lëvizjen e automjeteve nga ora 06:00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
Rrugët ku kufizohet lëvizja:
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qershorin 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.Ë.Bush”.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
4. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




